Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 4-të\Albin Xharra - Treshi EN > 

Treshi


SINOPSISI:
Kohë e vështirë. Ekonomia në gjendje të mjerueshme.
Numri i hajnave në rritje e sipër. E veçmas i atyre që vjedhin nëpër shtëpi. Por, mos mendoni se jeta e tyre është e lehtë. Paramendoni se çka do të ndodhte, sikur Hajni, dhe i Zoti i Shtëpisë të gjendeshin në të njëjtin objekt. Kur të takohen, si do të kalonte ai takim? Do t’i ngjasonte ndonjë takimi dashurie, apo….?!

BIOGRAFIJA:
I lindur më 20 nëntor, 1981. Diplomon në Shkollën e Mesme “Gjin Gazulli”, si inxhinier i kompjuterëve. Hapin e radhës në karrierën e tij e hedh në studimin e CISCO CCNA (Cisco Certified Network Administrator).
Pas një pauzë 5 vjeçare, vendos ta provojë fatin e tij, si regjisor filmi.
Është student i vitit të I-rë, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, përkatësisht, Dega e Regjisë së Filmit, klasa e prof. Selami Tarakut.
Gjithashtu, është pronar i kompanisë “Post PRO”, e cila është profesionalisht e aftësuar në post-produkcion të filmave të metrazhit të shkurtë, dhe të mesëm.